Haradinaj: Opozita nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se qëndrimi i opozitës është që të mos marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Këtë deklaratë, Haradinaj e dha shkurtimisht gjatë hyrjes në Kuvend për seancën konstituive që ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, por që deri më tani nuk ka nisur ende.

“Nuk besoj se ka ndryshime. Me siguri se do të japin betimin, nëse shumica ka vota dhe do të votohet kryetari i Kuvendit. Në princip ne kemi qenë dhe mbesim që me u konstitu Kuvendi, mirëpo do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën. Pra, nuk do të ndahemi. Ka deklarime se opozita nuk do të merr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit , por nëse ndryshon diçka, sa na përket neve për kryetar të Kuvendit, nuk bëjmë pengesa, pastaj për qeverinë e dini qëndrimin tonë”, ka deklaruar Haradinaj,

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika