Haradinaj: Osmani të distancohet tërësisht nga Qeveria Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të distancohet nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se Osmani duhet t’u kërkojë falje qytetarëve, pasi sipas tij asnjë premtim nga kjo qeveri nuk është plotësuar.

“Presidentja bën mirë që të distancohet nga Qeveria në tërësi. Për shkak se presidentja dikur ka kërkuar votë për këtë opsion qeverisës, pra për Kurtin. Nëse vota atëherë është kërkuar për një perspektivë euro-atlantike, atëherë kjo s’ka dalë të jetë ashtu. Ka kërkuar votë për zhvillim ekonomik dhe ka dalë e kundërta, i takon presidentes që të distancohet nga kjo qeveri. Presidentja në një mënyrë duhet t’i kërkojë falje edhe qytetarëve të vendit për mosrealizimin e premtimeve”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka listuar tre arsye pse kjo parti e ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve në takimin e partive politike me presidenten Osmani.

Sipas tij, vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë, të cilat ai i ka ndarë në tri grupime – “dështimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ato ekonomike dhe kapja e institucioneve të vendit”.

“Ju kam ftuar këtu për tri grupime të dështimeve të Qeverisë së vendit, të cilat janë edhe arsyeja pse AAK e ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve. Së pari, dështimet në marrëdhëniet e jashtme, me aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, BE dhe ShBA. Grupimi i dytë i dështimeve janë në kapjen e institucioneve të pavarura. Nuk ka mbetur asnjë institucion që nuk i është armiqësuar kjo qeveri. Grupimi i tretë ka të bëjë me dështimet ekonomike, mosinvestimi dhe mosrritja e pagave e deri te paaftësia për të ndaluar rritjen enorme të çmimeve. Këto janë arsyet kryesore edhe pse në takimin e djeshëm e propozuam 26 janarin si datë të zgjedhjeve, në mënyrë që Kosovës t’ia shkurtojmë për disa javë këtë gjendje dëshpëruese”, ka vijuar Haradinaj.

Ai ka komentuar edhe mungesën e kryeministrit Kurti në takimin me Osmanin, duke e quajtur këtë “mosrespekt” nga ana e tij.

“Mosrespekt i Kurtit nuk guxon me pasë aktivitete tjera kur e fton presidentja e vendit për një temë si zgjedhjet nacionale”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika