Haradinaj pas anëtarësimit të Suedisë në NATO: Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas anëtarësimit të Suedisë në NATO, ka thënë se shpresojnë që tani radhën e ka Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas anëtarësimit të Suedisë në NATO, ka thënë se shpresojnë që tani radhën e ka Kosova.

“Aleanca politiko-ushtarake – NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtar i 32-të i saj. Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, sot Suedia është bërë zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s pasi përfundoi procesin e anëtarësimit në Uashington.

Dorëzimi i dokumenteve u bë në një ceremoni dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka deklaruar se “uniteti dhe solidariteti” do të jenë “dritat udhëzuese” të Suedisë.

Lexo më shumë: Suedia anëtarësohet zyrtarisht në NATO

Ndërsa, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë mes të tjerash se “gjërat e mira vijnë për ata që presin”.

“Aleanca jonë mbrojtëse është tani më e fortë dhe më e madhe sesa ka qenë ndonjëherë,” ka shtuar ai, duke falënderuar Suedinë për “rezistencën” e saj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika