Haradinaj pas kritikës së Hovenierit: Këmbanat po bien për ata që kanë vesh

“Gjyshi im njëherë thoshte dhe më falni për natyrën paksa të pagdhendur të saj [thënies]: Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”, kështu deklaroi sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeffrey Hovenier, gjatë fjalimit të tij në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka thënë shprehjes së Hovenierit se “mos urinoni nga klubi ku doni të hyni”  është shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për rrugën e gabuar që ka zgjedhur Kosova.

Haradinaj tha se njerëzit që e duan Kosovës kjo rrugë iu dhemb dhe vendi ynë është keq dhe ka trend të përkeqësimit. Teksa ka shtuar se këmbanat po bien për gjithë ata që kanë vesh.

“Shprehja e tij ‘mos urinoni nga klubi ku doni të hyni’ është shprehje shumë e pazakontë e tij. Kjo shprehje e pazakontë është shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për kursin dhe rrugën e gabuar që ka përzgjedhur Kosova. Njerëzve që e duan Kosovën si Hovenier kjo ju dhemb. Kosova është keq dhe ka trend të përkeqësimit. Këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë vesh!”, shkroi Haradinaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika