Haradinaj pas takimit me Hovenier: Largimi nga këshillat amerikane mund t’i kushtojë Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se "largimi nga këshillat amerikane në këtë situatë të brishtë të sigurisë mund t'i kushtojë Kosovës"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të premten, ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, për të diskutuar për situatën aktuale në vend.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se largimi nga këshillat amerikane në këtë situatë të brishtë të sigurisë mund t’i kushtojë Kosovës, duke theksuar se “për AAK-në, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik”.

“Improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës”, ka thënë tutje Haradinaj.

Ai ka falënderuar ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme që siç thotë ai, ShBA-ja i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika