Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së enjte ka mbajtur tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, lidhur me situatën politike në vend.
Pas këtij takimi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se si parti e çmojnë rolin e mediave në sensibilizimin e shoqërisë.
Më tej, Haradinaj ka thënë se nuk do të heshtin para “një situatë kur Kosova është e sanksionuar”.
“Të nderuar medie me një situatë te vështirë që po e kalojmë me sanksionet e miqve tanë, aleatëve të Kosovës. Pavarësisht këtyre po e vazhdojmë dialogun e brendshëm, më parë me përfaqësues të sindikatave e sot me përfaqësues të shoqërisë civile. Të gjithë jemi të shqetësuar. Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave për senziblziimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë. Ishte një konkluzë se nuk duhet të heshtim para një situatë kur Kosova është e sanksionuar ne do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalin nga kjo bllokadë që ka vendi”, ka thënë Haradinaj.
“Shprehim mos pajtim tonë më rastin e Klanit. Ishte kërkesë që opozita të bashkëveprojë me shoqërinë cilivie, me rikthyer Kosovën në normalitet me pas normalitet edhe në rajon, eci përpara me rezultatet e dialogut”.