Haradinaj: PDK-ja të mos bjerë në puthjen vdekjeprurëse të Kurtit

Ramush Haradinaj, i pari i AAK-së, ka paralajmëruar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) që “të mos bjerë në puthjen vdekjeprurëse” të kryeministrit, Albin Kurti. Ky paralajmërim vjen pas takimit të Kurtit me Memli Krasniqin, të parin e PDK-së

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) që “të mos bjerë në puthjen vdekjeprurëse” të kryeministrit, Albin Kurti.

Para disa ditësh Kurti u takua me të parin e PDK-së, Memli Krasniqin, por, për Haradinajn kjo është taktikë e shefit të Vetëvendosjes që të dobësohet opozita.

Thirrja e opozitës në takim prej Kurtit nënkupton që ai e ka “një zor”, thekson Haradinaj.

“S’i ka kthye darkë askujt për katër vjet, një zor ka që po do me keqpërdorë opozitën. Unë shpresoj që PDK-ja do të dijë mos me ra në puthjen vdekjeprurëse të Kurtit, për shkak se Kurti e ka strategji djallëzore kundër opozitës. Ai nuk e ka hallin vetëm me shkatërru PDK-në, e ka hallin me dobësuar, pasi njëri nga dobësohet, do të dobësohet mundësia për zgjedhjen e koalicionit. Ai i arrin disa qëllime duke i ra PDK-ja në puthjen e vdekjes”, ka thënë Haradinaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika