Haradinaj për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq

Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe veprën penale “Konflikti i interesit”. Lidhur me këtë, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se ndodhitë në KEK mbesin dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ndodhitë e ditës së mërkurës në Korporatën Energjetike të Kosovës, janë dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq.

“Kjo çfarë po ndodh në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq”, ka shkruar Haradinaj.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe veprën penale “Konflikti i interesit”.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në zyrat qendrore të KEK-ut në Prishtinë, të mërkurën, dhe në dy banesa në pronësi të Nagip Krasniqit, ku sipas njoftimit nga Prokuroria, janë sekuestruar dokumente dhe pajisje elektronike si kompjuterë, celularë dhe një USB.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i pandehuri me inicialet N.K., është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika