Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se Kosova dhe Serbia duhet të përcaktojnë epilogun e dialogut.
Haradinaj ka thënë se kjo deklaratë e Lajçakut nënkupton se Bashkimi Evropian nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, nuk ka ide se çka është normalizimi, dhe nuk ka ide se kur duhet të përfundojë proces
Po ashtu, ish-ministrja e Punëve të Jashtme ka shtuar se kjo është “çasje e ngjashme me procesin e liberalizimit të vizave: kushte pafund, koncesione pafund, rezultat askund”.
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Kurti.
Lajçak është pyetur për çështjen e shtyerjes së datës për konvertimin e targave në RKS për 10 muaj, Lajçak ka thënë se ai vendim mbetet vetëm i Kurtit. Sipas tij, janë dy vendet që duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale dhe se një gjë e tillë nuk varet nga ndërmjetësuesit.