Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të hezitojë ndaj propozimeve të ShBA-ve.
Duke folur për draftin franko-gjerman, ai ka thënë se personalisht nuk e ka parë, por me ato informata që i posedon, ka theksuar se në të ka referenca të përafërta të pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj tha se kërkesë eksplicite e AAK-së është të ketë njohje reciproke.
“Çkado që e propozon ShBA nuk kemi arsye me u frikësu, përvoja na ka tregu që të paktën në 30 vitet e fundit, nuk na ka ardhë diçka e dëmshme”, ka thënë ai.
“Natyrisht që unë personalisht nuk e kam pa. Kam bisedu me miq të tjerë që kanë marrë pjesë në takim me Kryeministrin kurti, mendoj që ka referenca të përafërta dhe të sakta me një status të pavarësisë së Kosovës”, ka vijuar Haradinaj.
Haradinaj, ka deklaruar se tashmë është në dijeni për përmbajtjen e dokumentit të propozuar, derisa e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e kishte refuzuar ekzistencën e tij.
“E di cka posedon dokumenti, por meqenëse është sensitive, vetë presidentja osmani i quajti fake news, sot tha jemi duke e shqyrtu propozimin franko-gjerman”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj, ka thënë se ky është momenti i duhur që Kosova ta mbyllë kapitullin e saj me Serbinë.
Për propozimin franko-gjerman, ka thënë se ato që kanë dalë në media nuk janë tërësisht të sakta.