Haradinaj për grevën: Ka vetëm një zgjidhje, rritja e pagave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe ka mbështetur kërkesat e grevistëve duke thënë se zgjidhja e vetme e kësaj situate është rritja e pagave

Ramush Haradinja, kryetar i AAK-së dhe Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë, Rrahman Jasharaj të dielën e 4 shtatorit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar është rritja e pagave.

“Ka vetëm një zgjidhje, rritja e pagave”, ka shkruar ai.

Më tej ai ka thënë se qeveria sa më shpejt duhet të procedojë ligjin e pagave si dhe AAK është në mbështetje të kërkesave të grevistëve.

“Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin”, ka shtuar Haradinaj.

Ndryshe greva në sektorin publik ka filluar nga dita e enjte e 25 gushtit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika