Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e pensionimit të ish-majorit të FSK-së, Naim Loshi, ka vlerësuar kontributin e tij në shërbim të atdheut.
“Sonte u bashkuam për të nderuar kontributin shumëvjeçar të tij, në shërbim të Atdheut. Me këtë rast, i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Kreu i AAK-së është shprehur se ish-majori i FSK-së, Naim Loshi, njihet për kontributin e tij në të gjitha periudhat.
“Ishte shembull si ushtar i Brigadës 138 ‘Agim Ramadani’, por edhe në shërbimin e tij si pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës. Sot, ndihemi krenarë që angazhimi dhe sakrifica e shumë brezave ka dalë në dritë”, ka shtuar tutje Haradinaj.
Tutje Haradinaj ka theksuar se Kosova ka ushtrinë e saj, “një ushtri profesionale dhe e zhvilluar, kapacitetet e së cilës po i ngrit në bashkëveprim me vendet aleate, veçmas ShBA-të”.