Haradinaj për Kurtin: Nëse nuk e dëgjon ShBA-në, jep sinjal për zgjedhje të reja

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se duhet të jetë i dëgjueshëm ndaj kërkesave të ShBA-së

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj





Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta dëgjojë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shtyrjen e afatit për zbatimin e marrëveshjes për targa për 10 muaj.

Nëse Kurti nuk i dëgjon kërkesat amerikane, sipas ish-ministres Haradinaj, ai jep sinjale se dëshiron ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

“Nëse Kurti nuk e shtyn implementimin, siç kërkon Amerika, besoj që Kurti po na jep, po e fuqizon atë sinjal që është gati ta dërgojë vendin në zgjedhje dhe nuk është gati ta vazhdojë dialogun, dhe nuk është gati ta vazhdojë dinamikën”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Five”.

Tutje, ajo ka thënë se partitë opozitare duhet ta pranojnë ftesën e Kurtit, për të diskutuar në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika