Haradinaj për Kurtin: Po kërkon ta bëjë Amerikën pjesë të problemit, ajo është pjesë e zgjidhjes

Kryetari i AAK-së ka akuzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për prishjen e marrëdhënieve me SHBA-në, duke theksuar se viti 2023 nuk mund të vazhdojë me gabimet e vitit të kaluar

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërkon me çdo kusht që të bëjë SHBA-në pjesë të problemit, duke theksuar se SHBA-ja është pjesë e zgjidhjes. Kësisoj, Haradinaj po akuzon Kurtin për tentim të prishjeve të marrëdhënieve me SHBA-në.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti fajin duhet ta drejtojë te vetja.

“Cila është logjika e kryeministrit kur thotë se SHBA nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën, kur nuk mbahet mend që Amerika ta ketë kërkuar një gjë të tillë! (Pse nuk i kishte shkuar ndërmend Albin Kurtit të thoshte në vitin 1999 se Amerika nuk mund ta çlirojë Kosovën)! Pse ai me çdo kusht kërkon që Amerikën ta bëjë pjesë të problemit kur ajo ishte dhe është pjesë e zgjidhjes. Pse Albin Kurti mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një “komploti ndërkombëtar”! Apo po provon që edhe një herë ta luajë viktimën, si në vitin 2020! Detyrat dhe obligimet e një kryeministri janë të rënda, aq më tepër në rastin e Kosovës, dhe nëse nuk mund t’u bësh ballë sfidave që t’i nxjerrë koha përpara, fajin nuk mund ta kërkosh diku tjetër, pos te vetja!”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Haradiaj vlerëson se Kosova duhet të rinisë fazat e saj të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke theksuar se viti 2023 nuk mund të vazhdojë me përsëritjen e gabimeve.

“Kosova nuk e ka luksin të bëjë eksperimente duke u armiqësuar me partnerët strategjikë, por duhet të shtrohet e të rinisë një fazë tjetër bashkëpunimi. Kjo d.m.th. se Kryeministri duhet të bëjë kthesë për 180 shkallë sepse është në drejtimin e gabuar! Ky vit nuk mund të vazhdojë me të njëjtat gabime, sepse me këtë kurs është vënë në rrezik edhe vetë ekzistenca e shtetit. Unë u besoj atyre vendeve, që në krye me Amerikën, na janë gjendur në kohë të vështira”, ka deklaruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika