Haradinaj për Kurtin: Poshtërsia e tij nuk paska kufi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka hyrë në rrugë të dhimbshme për shkak të vendimeve arbitrare të Albin Kurtit, i cili ka marrë vendimi për mosrealizimin pagave ndaj mësimdhënësve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

 





Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti II, e cila nuk i ka ekzekutuar pagat ndaj mësimdhënësve të cilët kanë qenë në grevë, as më datën 5 tetor që është afati i fundit për t’i ekzekutuar.

Por kjo për të parin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AKK), është një poshtërsi.

“Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij”.

“Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Kosova ka hyrë në një rrugë të dhimbshme.

Ndërkaq, greva në arsim kishte nisur nga 25 gushti dhe kishte zgjatur deri më 3 tetor të vitit 2022.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika