Haradinaj për Kurtin: Sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj kokën nën ujë

Daut Hardinaj i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, duke I thënë se “e pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë”

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj fjalimi të kryeministrit, Albin Kurti në Kuvend, e, ku ky i fundit tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund por që janë gjashtë kushte që duhet të zbatohen.

Haradinaj ka thënë se “sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj kryt ndër ujë”.

“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj kryt ndër ujë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kurti ka treguar rrethanat, në të cilat, do të zbatohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas kushtetutës.

Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

Para vendosjes së asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshetërore me Kosovën.

Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara në pesë shtetet e BE-se për mospranimin e aplikimit të Kosovës në BE”, ka theksaur Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika