Haradinaj për masakrën e Llashticës: Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tre javëshe

Derisa ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Llashticës në Gjilan, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në ato kohëra okupatori serb nuk kurseu askënd, madje as foshnjën tre javëshe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Llashticës në Gjilan.

Haradinaj i ka nderuar gjithashtu edhe 26 martirët e rënë nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999.

Kreu i AAK-së është shprehur se armiku, okupatori serb, nuk e kishte kursyer askënd dhe asnjë moshë, përfshirë këtu edhe foshnjën tre javëshe.

“Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tre javëshe, fëmijë nga prehëri i nanës, pleq e çkado që i dilte para”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se kalendari ka shumë data dhe ngjarje që e kanë bërë kthesen e madhe historike.

Ai ka shtuar: “Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës në secilën etapë të historisë sonë!”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika