Haradinaj për masakrën në Krushë të Madhe: Nuk do ta ndalim kurrë betejën që fajtorët t’i përgjigjen drejtësisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrës në Krushën e Madhe, ka thënë se nuk do ta ndalim kurrë betejën tonë, që fajtorët për këto krime, t'i përgjigjen drejtësisë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrës në Krushën e Madhe, ka thënë se zemrat tona sot bashkohen me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre në këto masakra.

“Mbi 350 gra, pleq e fëmijë të pafajshëm u bënë cak i terrorit të regjimit fashist serb. Gjithashtu kujtojmë sot 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, nga fëmijet e krahut e deri tek gjyshërit që brenda një ditë i ekzekutoi mizorisht regjimi serb”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk do të ndalemi së kërkuari të dashurit tanë të pagjetur, varret e të cilëve janë ende të zbrazët, dhe se nuk do ta ndalim kurrë betejën tonë, që fajtorët për këto krime, t’i përgjigjen drejtësisë.

“Gjithashtu, nuk do të ndalim angazhimin tonë për të qenë në rresht me aleatët tonë të sigurisë, të udhëhequr nga Amerika, garancë kjo se krime të tilla nuk do t’i ndodhin kurrë më popullit tonë”, ka shkruar i pari i kësaj partie.

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk ishin kursyer as gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

Një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë më 25 mars të vitit 1999, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël në afërsi të Rahovecit, forcat serbe kryen një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika