Haradinaj për masakrën në lagjen Bair të Mitrovicës: Kryesit e masakrës nuk janë vënë para drejtësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 25 vjetorin e terrorit që ka ndodhur në Bair të Mitrovicës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar terrorin që ka ndodhur 25 vjet më parë, në lagjen Bair të Mitrovicës.

“Kujtojmë me dhembje terrorin që i ndodhi vëllezërve dhe motrave tonë në lagjen Bair të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Përulemi para sakrificës së martirëve, që jetën ia falën atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria,” shkruan Haradinaj.

Duke kujtuar masakrat nga forcat serbe.

“Me 14 Prill 1999, në Rrugën e Kovaçëve në lagjen Bair në Mitrovicë, forcat serbe masakruan dhjetëra shqiptarë. Pas ndodhjes së masakrës, ata konsideroheshin të zhdukur, derisa u gjetën më vonë të shpërndarë në disa varreza masive.”

Haradinaj thotë se dorasit e kësaj masakre nuk janë vënë para drejtësisë, e që dënimin e merituar duhet ta marin.

“Edhe pas shumë vitesh, kryesit e kësaj masakre nuk janë vënë para drejtësisë. Është obligim i yni i përbashkët që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar,” shkruan Haradinaj

“Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë!”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika