Haradinaj për operacionin në Veri: Çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën

Kreytari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për siç ka thënë, lënien në gjysmë të operacionit të së dielës për shtrirjen e sovranitetit në Veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për operacionin e ditës së diel në Veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë “çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën”.

Haradinaj ka theksuar se veprimet e sigurisë për shtrirje të sovranitetit së pari duhet të studiohen dhe të analizohen mirë sepse siç është shprehur ai  “Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente”.

Sipas tij, afati për shtyrjen e vendimit për reciprocitet prej 30 ditësh duhet të shfrytëzohet me seriozitet.

Haradinaj ka shtuar se “Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri”.

Në fund, ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta miratojë ligjin për paga, ligjet për sigurim shëndetësor e pensional.

Ndërkaq, kanë filluar të largohen bllokadat nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat ishin të vendosura që nga mbrëmja e së dielës, nga serbët lokalë të komunave veriore serbe.

Ky veprim vjen pasi Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të shtyhen masat për reciprocitet me Serbinë për cështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika