Haradinaj: Për partitë s’ka vija të kuqe, për Kurtin kryeministër po – është argat i Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se për partinë e tij nuk ekzistojnë “vija të kuqe” për bashkëpunim me asnjë subjekt politik, me përjashtim me Albin Kurtin.

Në Debat Plus, Haradinaj u shpreh se AAK është e hapur për bashkëpunim politik me të gjitha partitë, por vija e kuqe mbetet e fortë për Kurtin në postin e kryeministrit.

“Ne për subjekte s’kemi, për Kurti kryeministër qoftë edhe një miut kemi vij të kuqe”, ka thënë Haradinaj.

Ai e cilësoi Kurtin si “mashtrues” dhe “spiun” të Serbisë, duke theksuar se ndërrimi i Kurtit është një kauzë për AAK-në

“Kauzë e kam me ndërru mashtruesin, apo si po i them unë spiunin, njeriun e Serbisë”.

“Nuk e kam pas të lehtë me quajt Kurti argat të Serbisë, shpiun. Unë i di pasojat kur e merr një qëndrim të tillë. Unë i besoj kësaj që e kam thënë, nuk bashkëpunoj me Kurtin sepse mendoj që është e keqja e këtij vendi. Më mirë me mbetet pa pushtet e pa asgjë… edhe me pas një post kisha dhënë dorëheqja veç mos me nejt e kit njeri. Ky njeri është njeri i Serbisë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika