Haradinaj për Raportin e KE-së: Shqetësues, jemi kthyer mbrapa në marrëdhëniet me BE-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar Raportin e KE- së për Kosovën, duke i quajtur gjetjet si shumë shqetësuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, duke i quajtur gjetjet si shumë shqetësuese.

Sipas tij, performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët si dhe është përmendur edhe çështja e korrupsionit.

Deputeti i AAK-së, sa i përket çështjes që Kosova nuk ka marrë rekomandimin për nisjen e negociatave, tha se kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në marrëdhëniet me BE-në dhe për shkak të sanksioneve.

“Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaft çështje që janë shqetësuese për vendin edhe janë adresuar shumica e këtyre shqetësimeve. Pra, performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët e po ashtu ka shumë fenomene të cilat janë identifikuar veç e veç. Ju e cekët çështjen e korrupsionit, por ka edhe shumë çështje të tjera”, tha ai, shkruan EO.

“Ju jeni në dijeni që ne jemi të ndëshkuar nga BE-ja. Kemi sanksione edhe financiare, ekonomike, politike. E kuptohet, pra, Kosova nuk është se ka ecur përpara, por ka ecur prapa në marrëdhëniet me BE-në edhe ato reflektojnë edhe në këtë raport, edhe fatkeqësisht edhe pasojat e atyre marrëdhënieve i kemi në jetën e përditshme”, tha Haradinaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika