Haradinaj për takimin që pritet të zhvillohet në Bruksel: Të mos ketë kthim prapa

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, në mbledhjen kryesisë së kësaj partie të mbajtur para zhvillimit të takimit të radhës mes Kosovës dhe Serbisë, i ka kërkuar qeverisë që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë

Pamje nga mbeldhja e kryesisë së AAK, 05.08.2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në mbledhjen e mbajtur të kryessisë së kësaj patie, të premten e 5 gushit, ka kërkuar vazhdimin e agjendës drejt përmbylljes së dialogt Kosovë-Serbi.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë”, shkruhej në postimin e Haradinajt, në Facebook.

Gjithashtu, ka paraqitur një kërksë drejt qeverisë duke thënë që në takimin e radhës në Bruksel të mos ketë kthim prapa.

“Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë”, ka shtuar i pari i AAK-së.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve.

Kjo ftesë ka ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi që serbët lokalë kanë vendosur barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.

Ndërkaq, barrikadat e vendosura janë larguar pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës është zotuar  se do të shtyjë për një muaj zbatimin e këtyre dy vendimeve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika