Haradinaj për vdekjen e ish-senatorit amerikan: Kosova humbi një mik të shquar, ishte zë i fuqishëm i luftës sonë

Kosova ka humbur një nga miqtë e saj të shquar, i cili sipas tij ishte zë i fuqishëm i luftës së Kosovës, thotë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Joseph Lieberman

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit amerikan nga Partia Demokratike, Joseph Lieberman, për të cilin ka thënë se ishte mbështetës i madh i shqiptarëve në përpjekjet për liri.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova ka humbur një nga miqtë e saj të shquar, i cili, sipas tij, ishte zë i fuqishëm i luftës së Kosovës.

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë”, shkroi ai.

Haradinaj ka potencuar se shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmor me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA.

Në moshën 82-vjeçare ka vdekur ish-senatori Joe Lieberman

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika