Haradinaj përkujton dëshmorët e Prishtinës: Sakrifica e të rënëve është motivim për ta dashur atdheun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë, teksa shtoi se ajo mban emrin e secilit prej tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën e 18 prillit ka përkujtuar përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc. Në këtë datë Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë, teksa shton se ajo mban emrin e secilit prej tyre.

“Në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë trimërinë, vendosmërinë e sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, si dhe gjithë dëshmorët e martirët”, shkroi ai.

Kreu i AAK-së tha se prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’u shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë.

“Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer fëmijë, vajza, djem, gra e pleq”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika