Haradinaj përkujton heronjtë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 34-vjetorin e rënies së tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 34-vjetorin e rënies së tyre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 34-vjetorin e rënies së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Haradinaj ka thënë se përpjekjet e shqiptarëve për liri nuk kanë reshtur dhe se ato ishin të vendosura.

“Sot, në 34-vjetorin e rënies, kujtojmë e nderojmë dy heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Pa asnjë dyshim, Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se lavdia u takon të rënëve në çdo etapë të historisë.

Sot bëhen 34 vjet nga rënia e dy dëshmorëve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga komuna e Podujevës.

Lexo dhe: 34 vjet nga rënia heroike e Afrim Zhitisë dhe e Fahri Fazliut

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika