Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në 25-vjetorin e rënies së tij.
“Kolonel Ahmet Krasniqi, 25 vjet në përjetësi! Sot në 25-vjetorin e rënies, kujtojmë veprën madhore të Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës. Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Në mbrëmjen e 21 shtatorit, 25 vjet më parë, u vra në Tiranë komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.