Haradinaj përkujton masakrat e 13 prillit 1999

Sipas Haradinajt, kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është motiv për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Duke e parë fundin që po i vinte nga humbjet e njëpasnjëshme të shkaktuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO, forcat pushtuese të Millosheviqit, në prillin e 1999 e shtuan edhe më shumë terrorin ndaj popullatës civile shqiptare.”

Kështu e ka nisur një postim në Facebook, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në përkujtim të 25-vjetorit të masakrave të 13 prillit 1999.

“Në fshatin Studenicë të Istogut muaji prill sjell dhimbje e kujtime për nëntë bashkëkombas që regjimi serb u mori jetën në mënyrën më barbare, tetë anëtarëve të familjes Lipaj dhe një të familjes Zeqira”, ka shkruaj Haradinaj.

“Të rrethuar në shtëpi nga forcat kriminale serbe, ata u nxorrën jashtë në oborrin e shtëpisë ku u ekzekutuan nga afërsia. Pas ekzekutimit, armiku trupat e tyre i hodhi në bunarin afër shtëpisë, të cilin më pas e shkatërruan për t’i humbur gjurmët e krimit monstruoz”, shton më tej Haradinaj.

Në po të njëjtën ditë, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, dora barbare serbe ekzekutoi pa mëshirë shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy anëtarë të familjes Hoxha.

“Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe aspironin lirinë e atdheut”, shkruan Haradinaj.

Sipas Haradinajt, kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është motiv për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika