Haradinaj përkujton masakrat në fshatrat e Pejës: Krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrave në Pejë ka thënë se krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen dhe se, sipas tij, drejtësia duhet të vendoset sa më parë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë homazhe në nderim të të rënëve për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrave në fshatrat e Pejës, në të cilat u masakruan 95 civilë shqiptarë.

Haradinaj ka thënë se këto masakra janë një ndër ngjarjet dhe dhimbjet më të mëdha që ka përjetuar popull ynë.

Sipas tij, krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen, dhe se drejtësia duhet të vendoset sa më parë.

“Sot, në këtë përvjetor, kemi kujtuar e nderuar edhe eprorët e luftëtarët e kësaj ane, të rënë në beteja të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin: Skender Çeku nga Qyshku; Jahë Kabashi, Blerim e Bekim Kelmendi, dhe Rifat Veseli nga Llabjani”, ka thënë Haradinaj.

Ai është shprehur se ngjarje të dhimbshme, sikur masakra që përkujtuam sot, dëshmojnë për rrugën e vështirë deri në liri.

“I përjetshëm kujtimi për të rënët”, ka thënë kreu i AAK-së.

Kujtojmë që më 14 maj 1999 janë masakruar 44 civilët në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan të Pejës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika