Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët në Likoshan e Qirez, në 25-vjetorin e flijimit të tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i AAK-së thotë se “flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim”.
“25 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkroi ai.