Haradinaj përkujton të rënët në Rogovë të Hasit: Rënia e tyre u bë frymëzim për ne

I pari i AAK në 24-vjetorin e masakrës në Rugovë të Hasit, ka përkujtuar të gjithë të rënët, duke thënë se “rënia e tyre u bë frymëzim për ne"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në kompleksin përkujtimore të të rënëve në masakrën në Rogovë të Hasit

Kryetari i AAK-së, Rmaush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët e masakrës në Rogovë të Hasit në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999.

Haradinaj tha se rënia tyre u bë frymëzim që të vazhdohet lufta deri në çlirim, duke theksuar se emrat e tyre janë pjesë e historisë më të re të Kosovës, dhe lavdia për ta do të jetë e përjetshme.

Haradinaj tha se shumë nga të rënët kishte rastin t’i njihte nga vijat e frontit.

“Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ngjarja e para 24 vjetëve në Rogovë të Hasit, ishte njëra prej ngjarjeve të dhimbshme, por njëkohësisht edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës sonë për liri. Ato ditë, u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë, shumicën e të cilëve kisha rastin t’i njoh nga vijat e frontit, të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë e të ktheheshin me armatimin që aq shumë u duhej luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjithashtu, Haradinaj tha se gjithmonë duhet përulur para veprës së tyre dhe gjithmonë të kujtohen emrat e tyre.

“Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Memë Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. Në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit; Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika