Haradinaj: Policia po e ruan kufirin e nuk i lejohen armët e gjata, e turpshme për këtë qeveri

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pas vizitës së tij në komunën e Kamenicës, ka njoftuar se policia e kësaj zone kufitare po e ruan kufirin e nuk i lejohen armët e gjata

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pas vizitës së tij në komunën e Kamenicës, ka njoftuar se policia e kësaj zone kufitare participon vetë për servisimin e automjeteve.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se është alarmuar pasi policia e Kosovës e ruan kufirin, por nuk i lejohen armët e gjata.

E për këtë, Haradinaj kritikoi Qeverinë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se “kjo gjë është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri”.

“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata. Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika