Haradinaj: Politika e Beogradit duhet të heqë dorë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas largimit nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) të anëtarëve të pakicës serbe në veri të vendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës[ AAK-së], Ramush Haradinaj, ka reaguar pas largimit të Listës Serbe nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) dhe për thirrjet që serbët e Kosovës të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë.

Ai ka kërkuar që politika e Beogradit të heqë dorë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës

Haradinaj ka thënë se thirrja për bojkot të regjistrimit të popullsisë është në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm të vetë serbëve.

“Thirrjet e Listës Serbe që serbët e Kosovës ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, si dhe tërheqja e anëtarëve serbë nga komisionet komunale zgjedhore në veri, janë në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm edhe të vetë qytetarëve serbë. Ata duhet të jenë pjesë e proceseve që rrisin mirëqenien, sigurinë dhe përparimin e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se këto procese nuk duhet të lidhen me agjendat politike të Beogradit.

“Këto procese nuk duhet të lidhen me agjendat politike të Beogradit. Regjistrimi i popullsisë është interes i të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe qytetarët serbë dhe në asnjë rrethanë nuk mund të ndikohet nga agjendat politike. Politika e Beogradit duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës për agjenda politike”, është shprehur Haradinaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika