Haradinaj pret në takim delegacionin austriak, diskutojnë për situatën në veri

Në takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend, për situatën e krijuar në veri të vendit. dhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në selinë qendrore të Aleancës ka pritur delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i përbërë nga deputetët anëtarë të grupit të miqësisë Austri-Kosovë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtutjeshëm për depërshkallëzim të situatës në veri.

“Në takim biseduam për zhvillimet politike në vend, ku ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri të vendit. Biseduam edhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit”, shkroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së, gjatë bashkëbisedimit, ka vlerësuar ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën, si në aspektin politik dhe në atë ekonomik.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika