Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim, përveçse që është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, Haradinaj ka konfirmuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të planit franko-gjerman.
“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman, duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.
Kreu i AAK-së e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“E falënderova personalisht ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.