Haradinaj pret në takim ministrin shqiptar, e vlerëson angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në takim me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, e ka vlerësuar angazhimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të Kosovës

Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani.

Në këtë takim, Haradinaj ka vlerësuar angazhimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të Kosovës.

Kreu i AAK-së ka thënë se projekti i hekurudhës i inicuar në qeverinë e Kosovës, që tani po bëhet realitet ndryshon epokën e shqiptarëve.

Pamje nga takimi

“Në këto etapa vendimtare kërkojmë mbështetjen e qeverisë shqiptare, tani në veçanti kur e dimë që Shqipëria udhëheq shumë iniciativa rajonale, siç është Karta e Adriatikut dhe disa të tjera. Ne, bashkërisht duhet të kemi pozicion sa më të qartë dhe më unik në raport me interesin kombëtar dhe të dy shteteve”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim kryesor i tyre si shtet, si garancë për më shumë stabilitet në rajon e botë.

Haradinaj është shprehur se roli i Shqipërisë është tejet i rëndësishëm në arritjen e këtij objektivi por edhe në proceset e tjera euro-integruese të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika