Haradinaj pritet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në SHBA: Vlerësova perspektivën e Kosovës për anëtarësimin në NATO

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në takim me Long vlerësoi rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në ShBA, ka takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Jeremy Long.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se gjatë takimit u theksua roli i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO.

“Në takim me z. Long vlerësova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe theksova që Kosova në NATO është vendim i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha ai.

“Theksova se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces”, shtoi Haradinaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika