Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është pritur në Legjionin Amerikan.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në takim me drejtorin e këtij legjioni Mario Marquez ka diskutuar për punën që amerikanët bëjnë për veteranet e luftës.
“Në kuadër të vizitës në ShBA, jam ftuar për vizitë në Legjionin Amerikan ku u prita nga Drejtori Ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph C. Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake”.
“U njoftova lidhur me punën që bëjnë për Veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Haradinaj.