Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestat e 11 marsit të vitit 1981.
Haradinaj ka shkruar se studentët ishin ngritur kundër shtypjes jugosllave.
“Ishte 11 marsi i vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm”, shkruan Haradinaj.
Sipas tij, rënia heroike e frymëzuar nga ideali i protestave, shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare.
“Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga ideali i protestuesve të vitit 1981, do shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare, e cila e solli fitoren dhe çlirimin.”