Haradinaj – pushtetit: Ftoni hetuesinë e prokurorët që të hetojnë numrin kaq të madh të kontratave njëburimore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që të ftojë hetuesinë dhe prokurorinë për të hetuar numrin e tenderëve njëburimor

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që ta ftojë hetuesinë dhe prokurorinë për të hetuar numrin “e madh” të kontratave njëburimore.

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Propozim-rezolutën për numrin e madh të kontratave njëburimore, të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, Haradinaj ka thënë se fenomeni i kontratave njëburimore e turpëron qeverinë aktuale.

“Kur shefi ua jep besimin njerëzve të besuar dhe ata me përkrahjen e shefit janë zoti vetë. Nuk kanë nevojë për ligje, rregullore, të frikësohen nga askush se e kanë mbështetjen e shefit. Mund të arsyetohet ndonjë kontratë njëburimore në ndonjë situatë të caktuar, por fenomeni i kontratave njëburimore ju turpëron, ju marron, nuk mund t’i ikni kësaj, i vjen era”, tha ai.

“Meqë nuk doni ta përkrahni rezolutën, ju lutem keni guximin si grup parlamentar, ftoni hetuesinë, prokurorët që të hetojnë numrin kaq të madh të kontratave njëburimore, a ka konflikt interesi, a ka shkelje të ligjeve, a ka humbje të parasë. Duhet ta keni këtë guxim”, shtoi Haradinaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika