Haradinaj: Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV-ja vodhën popullin e Kosovës

Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për “korrupsion”, teksa ka shtuar se “të vret natën e të vajton ditën”.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se që nga ardhja në pushtet e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje me “mashtrime” dhe në formën më “tinzare” e kanë vjedhur popullin e Kosovës.

“Kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema tjera, vjen në shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”. Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV me mashtrime dhe në formën më tinëzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës”, vijoi Haradinaj.

Haradinaj akuzoi pushtetin aktual për vjedhjen e rezervave shtetërore dhe energjisë elektrike.

“Me Ridin vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës. Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin, e Nagipin dhe Martinin që ndërmjetësuan në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaçkë gjahu”, tha Haradinaj.

Haradinaj përmendi edhe “kontratat e klasifikuara”, të cilat tha se “u fëlliqën” deri sa blerja e tyre rrezikon sigurinë e njerëzve në vend.

“U mashtruan se kontratat e klasifikuara mbesin përgjithmonë të klasifikuara dhe u “fëlliqën” deri në atë masë sa blerjet e tyre rrezikojnë sigurinë e njerëzve të Kosovës. Asgjë nuk do të ndal deklasifikimin e këtyre kontratave dhe asgjë nuk do të ndal konfrontimin e hajnive të tyre me qytetarin e Kosovës. E shpejtë do të jetë dita kur lufta e njëmendtë kundër korrupsionit do të fillojë e “vajtuesit e ditës” do të shihet se janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi”, vijoi ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika