Haradinaj: Qeveria ua ka ngulur thikën pas shpine kategorive të shenjta të popullit

"Çdo brez i atyre që kanë bërë sakrificë për liri, ndjen respekt për pasardhësit gjithashtu ndjehet i fyer kushdo që e fyen sakrificën e kujtdo për liri"

Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj, në takimin me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve, si dhe ish-udhëheqësve të UÇK-së ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurtin.

Sipas Haradinajt, Kurti dhe qeveria ia kanë futur thikë pas shpine kategorive që janë themel i lirisë së Kosovës.

“Çdo brez i atyre që kanë bërë sakrificë për liri, ndjen respekt për pasardhësit gjithashtu ndjehet i fyer kushdo që e fyen sakrificën e kujtdo për liri. Një besim që ka lindur në sakrificë, që nuk ka qenë i lehtë me e fitu e nuk ka qenë i lehtë me u mbajt, kjo qeveri i ka futur thikë pas shpinës. Kurti dhe kjo qeveri ia ka ngulur thikë pas shpine sakrificës tonë për liri, kategorive të lirisë”, ka thënë Haradinaj.

Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, që më pastaj t’i ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme.

“Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, ka bërë një gabim të madh. Ka bërë tradhti ndaj kësaj kategorie. Të mos e keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët. Ata që e kanë marrë besimin të punojnë. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet e tona. Deri në interpretim të Kushtetuese, ne do të presim, edhe pse jemi prekur keq është therur dinjiteti i secilit qytetar”, ka thënë Jashari.

Në këtë takim ndër të tjera ishte edhe kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së i ftoi ta ngrehin zërin e tyre. Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për situatën poltike të krijuar në vend.

“Ne jemi fajtorë nëse nuk i përkrahim këtë deputetë që na kanë ftuar këtu…hajde të bëhemi të gjithë bashkë. Kur nuk i bien bie në mend kryeministrit, kujt ma mi ra”, ka thënë Qerkini.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika