Haradinaj: Qeveria vazhdon të jetë kundër SHBA-së

Deputeti i partisë së Alenacës për Ardhmërin e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se qeveria Kurti po e lufton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe po vazhdon të jetë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në kohën sa Vetëvendosje ka qenë në opozitë i ka mendu si fajtorë të gjithë të tjerë dhe ia ka lënë fajin UÇK-së se komandantët po e udhëheqin vendin. Në raste të caktume, kanë mendu se ka faj edhe Ibrahim Rugova, e se Amerika ka faj se po i mban në pushtet komandantët. Për fat të keq, sot e kësaj dite, tri vlera janë të rrënuara, luftohet UÇK-ja, kanë mbet peng i asaj kohe, po vazhdohet me qenë kundër Amerikës, si ndodh me qenë kundër Amerikës, është tu i harxhu qeveria Kurti kreditat e atyre që s’janë më në jetë”, tha Haradinaj.

Ai tha se qeveria Kurti ua ka lënë fajin UÇK-së, kur komandantët kanë udhëhequr vendin dhe, kur nuk janë pajtuar me partinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e ka kritikuar Rugovën dhe Amerikën duke thënë se ata po i mbajnë në pushtet komandantët.

“Një nga agjendat e tyre kanë qenë kundër uck-së, po vazhdohet të jenë kundër amerikës. Jemi duke hargju kohën tonë, për ata që nuk janë më në jetë, është duke abuzu me durimin me aleatët e sigurisë”, tha Haradinaj.

Këto deklarata Haradinaj i bëri gjatë seancës të Kuvendit, ku po diskutohet për politikën e jashtme, raporton RTV Dukagjini.

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së

Gjithashtu Haradinaj tha se po synohet që projektet e Amerikës të mos implementohen, duke thënë se UÇK-ja dhe Amerika janë dy faktor që nuk kanë pushtet ekzekutiv në Kosovë, e që sipas tij projektet që propozohen nga të dyja palët nuk plotësohen.

“Projekti i gazsjellësit rezulton me dobësinë e Amerikës për ta hequr gazin rus nga Serbia. Dy faktorë nuk kanë pushtet ekzekutiv në vend, UÇK-ja dhe Amerika, bëhet çmos në mënyrë konsistene që të mos ndodhin projektet që i synon Amerika deri te marrëveshjet bilaterale.Ju mundeni me kujtu se ua kemi inati, na ua kemi inati deri në at masë sa mos me pësu Kosovës, por i gëzohemi ehde qeverisë tonë kur fiton. Ju kemi gëzu moslejimit të referendumit serb, ju kemi gëzu fondit të sigurisë”, shtoi Haradinaj.

Deputeti i AAK-së po ashtu tha se ne gëzohemi kur qeveria fiton, gëzohemi njëjtë ashtu sikurse kur fiton kombëtarja kosovës si Majlinda Kelmendi, Dua lipa  dhe për ndalimin e referendumit serb e për fondin e sigurisë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika