Haradinaj reagon kundër raportit të ‘’Freedom House’’

Haradinaj akuzohet si figurë e krimit dhe korrupsionit në Kosovë nga organizata amerikane ''Freedom House''

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, janë etiketuar si figura të lidhura me krimin dhe korrupsionin në Kosovë, në raportin e fundit për demokracinë, të organizatës amerikane ”Freedom House”.

Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook‘, pasi emri i tij ishte lakuar me kontekst negativ në raport. Ai i ka siguruar qytetarët se si ish-kryeministër, por edhe tani, si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka punuar dhe vazhdon të punojë për sundimin e ligjit dhe demokracisë.

”Të dashur qytetarë, u përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im”, thuhet në postimin e Haradinajt.

Ai ka deklaruar se ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për demokracinë.

”Dua t’ju siguroj se edhe si Kryeministër, por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se, edhe tani kur është në opozitë, do të jetë gjithmonë në krye të detyrës, për t’i evidentuar gabimet e kësaj qeverie.

”Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, ka shkruar Haradinaj në postim.

Ndryshe, sipas raportit të Freedom House, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë plotësisht të shtrira, dhe korniza institucionale për t’i luftuar ato është e dobët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika