Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garanci e demokracisë, uroj të jetë rasti i fundit

Gazetari Valon Sylaj u sulmua mbrëmjen e së martës nga tre persona. Ai pranoi tretman mjekësor në QKUK pas sulmit. Lidhur me këtë, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka apeluar tek organet e rendit që të zbardhin rastin, gjersa ka uruar që rasti në fjalë të jetë i fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të gazetarit Valon Sylaj mbrëmjen e së martës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar “qyqar” sulmin ndaj Sylajt, gjersa ka bërë apel për zbardhjen e rastit tek organet e sigurisë.

“I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.

Valon Sylaj u sulmua mbrëmjen e së martës nga tre persona. Ai pranoi tretman mjekësor në QKUK pas sulmit.

Në një përgjigje për Dukagjinin, drejtori i Emergjencës Naser Syla bëri të ditur se gazetarit Syla po i përfundoheshin ekzaminimet dhe se pritej të lirohej nga spitali.

Dukagjini siguroi edhe një përgjigje të shkurtër nga ana e Sylajt.

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmuar, shpejt e shpejt ka ndodhur edhe kanë ik”, tha ai.

Syla ishte duke folur akoma kur gazetarit të RTV Dukagjinit iu pengua filmimi nga Policia e Kosovës. Ai dëgjohet duke thënë se është shtyrë fizikisht nga sigurimi i spitalit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika