Haradinaj: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës historike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dhe nderuar heroizmin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Me anë të një postimi në Facebook, me rastin e 26 -vjetorit të rënies së tyre, Haradinaj ka thënë se sakrifica e tyre trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

“Në 26-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Sakrifica e tyre trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike”, shkroi ai.

Më 31 janar 1997, ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre heronjtë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika