Haradinaj: Serbia në sytë e ndërkombëtarëve ka krijuar epërsi me lirimin e policëve, Kosova s’ka dhënë sinjale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë në emisionin "FIVE" ka thënë se Serbia ka krijuar epërsi në sytë e ndërkombëtarëve me lirimin e policëve të Kosovës ndërsa Kosova sipas tij nuk ka dhënë sinjale se është duke bërë lëvizje në depërshkallëzim të situatës në veri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është në një periudhë mjaft të rrezikshme për momentin, si në planin e brendshëm të sigurisë, ashtu edhe në marrëdhëniet me aleatët.

Në një intervistë në emisionin “FIVE”, i pari i AAK-së ka thënë se deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në telefonatën e mbrëmshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka lënë mjaft të kuptohet se cilat janë pritjet e Amerikës për Kosovën, teksa ka theksuar Kurti duhet të dalë dhe të thotë se e pranon këtë plan trepikësh të propozuar nga ShBA.

Ai ka thënë se kjo kërkesë për Kosovën vjen në një kohë kur Serbia ka krijuar epërsi në sytë e ndërkombëtarëve me lirimin e policëve të Kosovës, të cilët ishin kidnapuar brenda territorit të Kosovës, ndërsa sipas tij, Kosova nuk ka dhënë sinjale se është duke bërë lëvizje për depërshkallëzim të situatës.

“Jemi në një periudhë të rrezikshme për Kosovën, edhe në planin e brendshëm të sigurisë për veriun e vendit, por edhe në marrëdhëniet e tona si shtet. E patë deklaratën e Blinkenit, që tha se është urgjente depërshkallëzimi i situatës, edhe e fokusoi në planin evropian, nuk la asnjë dilemë se cka janë pritet e Amerikës për Kosovën, kjo kërkesë e tillë vjen në kohën kur Serbia ka krijuar disa epërsi, e dimë se kanë politika armiqësore ndaj ndesh, lojën e tyre po e bëjnë më të mençur dhe po i bëjnë veprimet në kohë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, ndonëse policët janë kidnapuar dhe janë mbajtur gjatë në Serbi, vendimi i Serbisë për lirimin e policëve në sytë e vendimmarrësve botërorë lexohet si një pjekuri dhe seriozitet për situatën.

“Policët janë kidnapuar dhe janë mbajtur gjatë në Serbi, vendimi i Serbisë për lirimin e policëve në sytë e vendimmarrësve botërorë lexohet si një pjekuri dhe seriozitet për situatën. Nga Kosova nuk kemi sinjale se e kemi kuptuar seriozisht gjendjen dhe që po bëjmë lëvizje në depërshkallëzim të situatës, besoj se jemi në një situatë të rrezikshme”, ka vijuar Haradinaj.

Ndryshe, tre policët e Kosovës janë liruar nga paraburgimi më 26 qershor nga Serbia.

Ata do të mbrohen në liri, ndërsa ishin kidnapuar më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Atmosfera është përkeqësuar prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Komuniteti serb, i cili i ka bojkotuar zgjedhjet, ka kundërshtuar veprimin e kryetarëve dhe ka mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbisë që t’i ulin urgjentisht tensionet dhe që Prishtina t’i organizojë zgjedhjet e reja.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika