Haradinaj: Shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre

"Jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë, si vlerë e panegociueshme e demokracisë”, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë, si vlerë e panegociueshme e demokracisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sipas tij, shqetësuese mbeten sulmet që iu bëhen gazetarëve nga disa eksponentë të pushtetit.

“Shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre! Jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë, si vlerë e panegociueshme e demokracisë”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka theksuar se mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme.

Pos kësaj, ai tha se është obligim institucional e shoqëror të ruhet dhe të avancohet ky segment i lirisë.

“Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, por edhe si çdo ditë tjetër, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias”.

Më 3 Maj shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në të gjithë botën.

Në këtë ditë organizohen evente dhe aktivitete që qëllim kryesor kanë mbrojtjen e kauzës së lirisë së shtypit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika