Haradinaj: S’kam pasur komunikim me Limajn – nëse mbështet Kurtin, ndahet në mënyrë të turpshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj qëndrimeve së Nismës Socialdemokrate dhe liderit të saj, Fatmir Limaj, duke i cilësuar si “të turpshme”.

Haradinaj ka thënë se veprimet e Nismës tregojnë një ndarje të qartë nga opozita, dhe se pozicionimi i saj në raport me konstituimin e institucioneve është në kundërshtim me interesin e përbashkët.

“Konstituimi i Kuvendit është interes i te gjithëve. Aleanca angazhohet dhe punon ta bej Qeverinë me opozitën ne rast te dështimit nga pozita”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tregoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë komunikim me Nismën që nga, siç e quajti, “intervista e famshme” në Debat Plus, duke aluduar në distancimin e plotë mes dy partive – ndonëse në zgjedhjet e 9 shkurtit hyn si koalicion.

Edhe me Kurtin “do bashkëpunoj”, thotë Limaj

Ai tha se nëse Nisma zgjedh të mbështesë pushtetin aktual, kjo do të thotë një ndarje me opozitën, ndarje të cilën e konsideron “të turpshme”.

“S’kam komunikim me Nismën qe nga intervista e fundit e famshme. Ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita. Pozicionimi i tij i hershem e ka bo edhe me te vështirë. Nëse Nisma dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet qe ata ndahen nga ne, por është një ndarje mjafte e turpshme. Sjellja dhe veprimi i tyre është mjaftë i turpshëm”, ka shtuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika