Haradinaj: Sllovenia, një partnere e rëndësishme në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe përparimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në pritjen e fundvitit të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë i ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Sllovenisë, ambasadores së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në pritjen e fundvitit e organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinja, ka marrë pjesë në pritjen e fundvitit të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë.

Përmes një postimi, Haradinaj i ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen ambasadores së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.

“Ambasadores Minca Benedejčič i shpreha mirënjohjen për mikpritjen, si dhe për përkushtimin e saj në forcimin e lidhjeve të ngushta mes dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së është shprehur se Sllovenia ka qenë një partnere e rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt zhvillimit dhe përparimit.

Ai është shprehur se në këtë kohë të festave shprehim përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit dhe thellimin e miqësisë mes vendeve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika